Kaos ne qarkullim, trafik i renduar dhe greva taksistesh. Keshtu i eshte pergjigjur Tirana nismes europiane ne diten pa makina. Askush nuk la makinen per te shkuar ne pune me biçiklete apo urban. Madje kete 22 shtator Tirana ka qene me e rremujshme se çdo dite tjeter. Por si çdo vit nuk munguan paradat me biçiklete te zyrtareve. Kryetari i bashkise Lulezim Basha, qe heret ne mengjes, nje pjese te rruges per ne zyre e ka bere me biçiklete, ku eshte shoqeruar edhe nga stafi i tij. Duke pranuar se Tirana aktualisht nuk orfon mundesi per transportin alternativ premtoi investime per kete sektor. As ministria e Mjedisit nuk mungoi ne parakalimin me biçikleta te 22 shtatorit. Zv/ministri Taulant Bino kerkoi ndergjegjesimin e qytetareve per te perdorur transportin alternativ si menyre per uljen e ndotjes se ajrit. Por pas ketij aktiviteti te gjithe iu rikthyen makinave zyrtare.