Shqipëria, vend tranzit për drogën afgane - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 4

Shqipëria rrezikon të përfshihet në kartelin e narkotrafikeve që eksportojnë heroinën afgane drejt Evropës, duke u joshur nga çmimi tepër i lartë i shitjes së saj. Ky paralajmërim vjen nga Drejtori i Shërbimit Federal të Kontrollit të Trafikut të Narkotikeve të Rusisë, Viktor Ivanov, i cili ka hamendësuar në lidhje me forcat paqeruajtëse që vendi ynë ka në Afganistan te cilët mund te tundohen për tu bere pjese e këtij trafiku e ta përfshijnë Shqipërinë mes 400 karteleve te narkotrafikeve që furnizojnë Evropën dhe Rusinë. "Kemi te bëjmë me një rrezik tjetër që trupat ushtarake që ndodhen në Afganistan, rrezikojnë të preken nga ky fenomen për tu bere korrierë të dërgesave të drogës nga Afganistani drejt Shqipërisë. Çmimi i heroinës blihet me 1000 dollarë në vendet afgane dhe shitet në Evrope me 150 mije dollarë." Ivanov ka sqaruar se vendi ynë mbetet me i prekshmi nga ato të Ballkanit për tranzitin e heroinës nga Afganistani, duke shtuar se segmentet që përshkruajnë këto kartele kalojnë veçanërisht dhe në Shqipëri. "Ne e shohim territorin e Shqipërisë si një korridor tranzit për lenden narkotike për në Evrope". Ndërkaq, jo vetëm që nuk e ka njohur shtetin e Kosovës, por Rusia lëshon akuza të drejtpërdrejta për kartele të fuqishme të drogës që ekzistojnë në shtetin e Kosovës. Kreu i antidrogës ruse, duke iu referuar raporteve të DASH dhe Interpolit, ka pohuar se ne Kosove po behet një eksport i drogës në rruge tokësore drejt vendeve të tjera të Evropës përfshirë Rusinë. "Disa grupe kriminale janë bërë kartele të fuqishme si p.sh. 'Kamila'. Fitimi i saj në vit nga trafiku i paligjshëm i heroinës kap shifrën e 500 milion eurove." Rusia nuk e ka përfshire Kosovën në bashkëpunimin me vendet e Ballkanit për luftën e përbashkët kundër drogave te paligjshme ne Evrope.

Albania risks involved in the cartel's export narkotrafikeve that Afghan heroin to Europe, being seduced by the very high price of selling it. This warning comes from the Federal Director of the Narcotics Traffic Control of Russia, Viktor Ivanov, who has speculated about peacekeeping forces to our country in Afghanistan who may be tempted to become part of this traffic and to include Albania between 400 narkotrafikeve cartels that supply Europe and Russia. "We are dealing with another risk to troops already in Afghanistan, risk being affected by this phenomenon to make deliveries of the drug courier from Afghanistan to Albania. Price of heroin purchased with 1000 dollars in Afghan countries and sold in Europe with 150 thousand dollars. "Ivanov explained that our country remains the most vulnerable from the Balkans to the transit of heroin from Afghanistan, adding that segments that describe these cards go especially in Albania. "We see the territory of Albania as a transit corridor for narcotics matter to Europe." However, not only has not recognized state of Kosovo, but Russia sends direct charges for powerful drug cartels that exist in the state of Kosovo. Russian anti-drug leader, ...

Share This Video


Download

  
Report form