Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Donald Lu: Javën e shkuar pyeta kush i trembet më shumë kësaj reforme. Thashë se shumë zyrtarë të qeverisë dhe gjyqësorit i tremben asaj.
Personat e tjerë që duhet tia kenë frikën janë kriminelët, autorë të krimeve të rënda që ecin lirisht në rrugë çdo ditë. Persona si Arben Frroku që vrau një shef policie por që në mënyrë të mistershme u lejua të largohej nga vendi deri sa ishte në pritje të apelit në gjykatë. Persona si trafikanti i dënuar për drogë Emiljano Shullazi që haptazi është akuzuar nga media për trafikim të vazhdueshëm të narkotikëve dhe vrasje, por nuk është çuar përpara drejtësisë. Dhe persona si Mjacaj I cili u dënua për vrasjen e një djali 13 vjeçar por që më herët u lirua në mënyrë të dyshimtë nga burg dhe më pas vrau nhjë çift çek. Këta janë personat që duhet të kenë frikë nga një sistem drejtësie që funksionon.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/lu-persona-si-arben-frroku-e-emiljano-shullazi-i-kane-friken-reformes-ne-drejtesi/