PROKURORIA KËRKON BURG PËRJETË PËR SOKOL MJAÇAJ

Star Plus Tv 2015-11-10

Views 2

Prokuroria e Shkodrës ka kërkuar dënim me burg të përjetshëm për Sokol Mjaçaj, autorin e vrasjes së dy turistëve çek në korrikun e këtij viti.

Në seancën e tretë gjyqësore prokurorja Shqiponja Milla pasi paraqiti provat në bazë të ligjit kërkoi që Mjaçaj të marrë nga trupi gjykues dënimin me burg të përjetshëm. Nga ana e saj avokatja Elvira Jakova kërkoi të paktën një javë kohë që të përgatisë konkluzionet dhe mbrojtjen për të pandehurin Mjaçaj, kërkesë e cila tha se vjen për shumë arsye. Trupi gjykues pranoi këtë kërkesë dhe vendosi që seanca për Mjaçaj të shtyhet me 16 nëntor të këtij viti teksa përveç mbrojtjes nga avokatja Jakova pritet që të jepet edhe vendimi nga gjykata e shkallës së parë për Sokol Mjaçaj për të cilin prokuroria kërkon dënimin me burg të përjteshëm. Kjo është seanca e tretë gjyqësore që u zhvillua ku i pandehuri ishte i pranishëm ashtu siç edhe përfaqësues të ambasadës çeke.

Share This Video


Download

  
Report form