Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tre ditë pas masakrës mjedisore në Durrës nuk ka ende një përgjegjës. Burime nga grupi hetimor, i cili u ngrit me urgjencë për të zbardhur ngjarjen, bëjnë me dije se do të jenë rezultatet e analizave të Ministrisë së Mjedisit që do të identifikojnë mjetin lundrues që shkarkoi hidrokarburet në det.
Burime nga Kapiteneria e Portit, nuk përjashtojnë pistën që ndotja mund të ketë ardhur edhe nga toka, ndaj po monitorohet dhe kontrollohet e gjithë vija bregdetare nga kepi i Rodonit deri në Spille të Kavajës.
Hetuesit kanë kërkuar nga Instituti i Metrologjisë të dhënat atmosferike të motit dhe rrymat në det, ndërkohë që janë konstatuar dy mjete lundruese, një anije italiane që transportonte hidrokarbure dhe një tjetër që është ankoruar në portin e Malit të Zi, për të cilat është kërkuar verifikimi i depozitave të vajit të djegur të motorëve, për të parë nëse janë të boshatisura.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ndotja-e-detit-ende-pa-pergjegjes-peshkimi-nis-ne-thellesi/