Berisha: Rama më çoi misionarë për sistemin prim - Ora News - Lajmi i fundit

Ora News Lajme 2015-11-04

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-kryeministri, Sali Berisha, mbetet i vendosur për të mos u tërhequr nga jeta politike, duke deklaruar se do të jetë deputet në Parlament edhe pas zgjedhjeve të 2027-ës.
Edhe pse kjo varet nga kreu Basha, Berisha është i bindur se ai do jetë në listat e deputetëve duke ia njohur vetes meritën e të qënit përfaqësues i popullit aktiv dhe punëtor.
Në një intervistë për Ora News, Berisha ka mohuar të ketë influencë mbi zotin.Basha. Ai vlerëson punën e tij në drejtimin e PD, por nuk mohon faktin se ka punë të cilat mund të ishin bërë më mirë.
Berisha është i bindur se PD është një alternativë e shkëlqyer për zgjedhjet e 2017, por duhet të shpejtojë dhe të funksionojë me të gjithë motorrët e saj, pasi sipas tij zgjedhjet mund të jenë edhe në dhjetor.
Për debatin e hapur lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe propozimin e Bashës për tkurrjen e deputetëve në Parlament, Berisha ka këtë koment:
Berisha: ?Ka ide tkurrje, por ajo që jam, dhe duhet ti kthehem pak origjinës, se ky, Rama, është një njëri që për të fjala karakter nuk ekziston. Se nga një anë çon misionarë njëri pas tjetrit për të më thënë për primin dhe nga ana tjetër zotohet se është kundër primit. Natyrisht eksperienca ime më bën mua që të shof përtej kërkesave të tij, por primi psh, do të ishte interesi vendit, kur ai bëhet pa një qëllim. Sepse në qoftë se primi bëhet me qëllim për të dënuar dikë tjetër atëherë ato nuk shërbejnë. Po interesi i vendit në këtë mënyrë siç po shkon do ishte primi. Absolutisht, me qëndrimin që mbajti të harrojë se mund të çojë më emisarë?.

Për më shumë klikoni në
http://www.oranews.tv/vendi/berisha-rama-ti-harroje-emisaret-per-kodin-zgjedhur-une-deputet-dhe-pas-2027/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS