Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka ka inspektuar punimet në stadiumin e Shkodrës pas polemikave të fundit me bashkinë e qytetit. Kreu i organit vendimarrës në futbollin shqiptar megjithëse u shpres së cështja e kontratës me bashkinë është e zgjidhshme, konfirmoi se fondi i UEFA-S është ende i bllokuar dhe se nëse firma mbi marrëveshje vonon atëherë rrezikohet i gjithë projekti.
Numri 1 i futbollit shqiptar po ashtu konfirmoi se impianti do të jetë gati në filllim të vitit 2016 dhe se do të shërbej si një tjetër shtëpi për skuadrën tonë përfaqësuese.
Vizita e presidentit të fedratës Armando Duka vjen pikërisht në momentin ku një ngërc mes qeverisë së futbollit dhe bashkisë për nënëshkrimin e kontratës së bashkëpunimit ka ndikuar në ngadalësimin e punimeve.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/