Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike do të vijojë të këmbëngulë ndaj kërkesës së saj për bërjen e testit të drogës nga të gjithë politikanët, ndërkohë që tërheqje mund të ketë vetëm në rast se ndërkombëtarët, në këtë rast Komisioni i Venecias, mund ta shohë të arsyeshme dhe ta rekomandojë heqjen e kësaj pike, për hir të konsensusit.
Ky ka qenë qëndrimi i shprehur nga Kukësi i Edi Palokës,i cili ka theksuar se testi i drogës duhet të prekë të gjithë, duke përfshirë këtu edhe Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm, të cilët i ka shigjetuar si të lidhur me krimin dhe përdorues të lëndëve të forta narkotike.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/palokaterhiqemi-nga-testi-i-droges-vetem-nese-nderkombetaret-e-shohin-te-arsyeshme/