TIRANË - Një përleshje masive me thikë dhe armë para komisariatit të Kurbinit përfundoi me 7 të plagosur për shkak të konfliktit mes dy familjeve për të drejtën e peshkimit në Lagunën e Patokut. Por cila është zanafilla e konfliktit mes familjes Cali dhe familjarëve të deputetit socialist Armando Prenga?
Në prill të këtij viti, peshkatarët e familjes Cali në Lagunën e Patokut denoncuan padrejtësinë që sipas tyre u është bërë duke i dhënë licencën për shfrytëzim Eduart Prengës (njohur edhe me emrin Valentin), vëllait të deputetit të Partisë Socialiste. Prej dekadash kjo familje ka ushtruar këtë aktivitet, por me një tender të vitit 2015 kjo e drejtë ju dha familjes Prenga dhe kontrata e tyre nuk u rinovua më nga Ministria e Bujqësisë.
Zëri i peshkatarëve u mbështet nga PD e cila pak kohë më pas denoncoi se qeveria dha tenderin në mënyrë kilienteliste.
Përballë këtyre akuzave, në prill të këtij viti erdhi reagimi i vetë deputeti Prenga i cili në atë kohë u shpreh për A1 Report ?Nuk merrem me biznes. Merrem me politik. Vëllezërit e mi janë të ndarë nga mua, kanë punët e tyre. Merrem me politikë. Aktualisht lagunën e kanë marrë në mënyrë klienteliste nipat e Paulina Hotit , firma ?Cali?. Akuzat e PD nuk qëndrojnë, nëse vëllai im ka marrë diçka jashtë ligjit të reagojnë institucionet. Nëse është marrë në rregull, PD t?i japin fund shpifjeve. I përbuz me neveri këto shpifje. Me vjen keq keq që ende nuk kemi dalë nga një llumhanë e vjetër e PD.?
Për këtë çështje reagoi edhe ministria e Brendshme e cila i konsideroi akuzat politike ku theksoi në atë kohë se tenderi ka qenë i hapur dhe sipas ligjit. Një qëndrim i mbështetur edhe nga Ministria e Bujqësisë e cila u deklarua e hapur për të vënë në dispozicion edhe dokumentacionin e tenderimit.