Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Situata në Kosovë pas dy seancave parlamentare të ndërprera për shkak të gazit lotsjellës të hedhur nga opozita që kundërshton marrëveshjen për Zajednicën mbetet e tensionuar. Presidentja Jahjaga ka ftuar sot liderët e partive për dialog, ndërsa ambasadori amerikan në Prishtinë paralajmëroi izolimin e Kosovës nëse nuk gjendet një zgjidhje demokratike.
Sonte në Tonight Ilva Tare do të diskutohet për këtë çështje me analistë nga Prishtina si dhe me ish-kreun e VV.
Albin Kurti i cili do të jetë pjesë e emisionit paralajmëron protesta në rast se nuk anulohet Zajednica.
Albin Kurti: Ne nuk jemi duke i bllokuar Kuvendin Republikës, por Zajednica na e bllokon Republikën, prandaj edhe ne kemi sjellë protestën brenda Kuvendit. Do të vazhdojmë me këtë protestë brenda Kuvendit dhe me aksione simbolike nëpër qytete dhe komuna të Kosovës drejt protestave gjithëpopullore. Çështja e Zajednicës dhe pazaret te demarkacioni me Malin e Zi që na i merr 9 mijë Ha nuk janë cështje që ne do negociojmë dhe jo më të lëshojmë pe. Prandaj zgjidhja është rruga e jonë e drejt me qëndrueshmërinë tonë të pakompromisë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/rajoni/albin-kurti-per-tonight-ilva-tara-paralajmeron-protesta/