Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadori gjerman në Shqipëri, Helmut Hoffman, ishte në mesjavë në qytetin e Beratit për të prekur nga afër investimet gjermane, të cilat i ka cilësuar ?rikthim shprese? për gjithë ata shqiptarë që kanë marrë rrugën e azilit. Ora Neës ka udhëtuar me diplomatin gjerman drejt Beratit, ku krahas problemeve të ngritura, Ambasadori Hoffman shfaqet edhe me nje pamje tjetër jashtë kostumit të diplomatit.
Ditët e fundit kërkesat për azil drejt Gjermanisë janë ulur ndjeshëm. Megjithatë sipas të dhënave të Ambasadës gjermane në vendin tonë, shifrat vijojnë të jenë shqetësuese.
Hoffman: ?Për fat të mirë dhe falë Zotit shifrat duket se janë në rënie, vazhojnë të mbeten në nivele të larta, por ka një rënie në kërkesat për azil. Shpresoj shumë që kjo tendencë të ruhet edhe në ditët në vijim. Ndaj dua të bëj apel të gjthë qytetarët të mos e ndërrmanrin iniciativën e azilkërkimit, është një rrugë që nuk të çon askund, autoritetet gjermane janë të vendosura, të gjithë njerëzit që nuk iu njihet statusi do të duhet të rikthehen në vendet e tyre?.
Dhe duket se Ambasada gjermane ka një plan konkret për të frenuar fenomenin e shtegëtimit shqiptar për azil: përmes investimeve gjermane.
E për ta dëshmuar këtë, ambasadori Helmut Hoffman ka vizituar qytetin e një mbi një dritareve duke ndjekur nga afër investimin që do të furnnizojë me ujë të pijshëm 130 mijë familje në zonën e Beratit.
Mesazhi i tij nga Berati është i qartë: ?Duam të tregojmë se në këtë vend ka shpresë, për gjithë ata që largohen?.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/hoffman-ne-berat-per-te-ndjekur-investimet-gjermane-ne-ujesjellles-dhe-ferma/