Intervista për Ora News, Konjufca: Gazin lotsjellës na e dha policia, e futëm ne në Kuvend

Ora News Lajme 2015-10-15

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në një intervistë për Ora News kreu i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca thotë se Vetëvendosja është e vendosur për të kundërshtuar marrëveshjet e firmosura më 25 gusht me Serbinë dhe demarkimin me Malin e Zi.
?Deputetët e opozitës janë të vendosur për ti kundërshtuar pa kompromis marrëveshjet e arritura më 25 gusht mes Mustafës dhe Vuçiç në Bruksel si dhe marrëveshjen tjetër shumë të dëmshme të demarkimit të kufirit me Malin e Zi ku pretendohet se i janë dhënë 8- 10 mijë ha Malit të Zi. Ne po i kundërshtojmë duke bllokuar jetën konstitucionale në Kosovë? tha Konjufca.
Kontrollin në Kuvend, Konjufca i quan si ?masa të qeverisë për t?ë trembur opozitën? dhe shtoi se policia i ka dhënë gazin lotsjellës
?Nuk kam thënë se policia i ka futur brenda në Kuvend. I kemi futur ne por policia na i ka dhënë. Ne jemi furnizuar nga policia? tha ai për Ora News.
Sipas tij nuk është opozita që po krijon një imazh të keq të Kosovës por është përgjegjësia e qeverisë
? Është qartë që vendi është futur në një krizë të thellë politike? thotë ai duke e bërë me faj
firmosjen e marrëveshjes më 25 gusht në Bruksel. ?Qeveria mori vendime dëmtuese kur kuvendi ishte me pushime duke e anashkaluar kuvendin? mbylli intervistën e tij telefonike për Ora News Konjufca

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/rajoni/konjufca-gazin-lotsjelles-na-e-dha-policia-e-futem-ne-ne-kuvend/

Share This Video


Download

  
Report form