"Shëndetësia është në ditën më të keqe, ndërsa në spitale ka mungesë ilaçesh". Kjo është deklarata e Pardisë Demorkatike e cila akuzoi ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj për klientelizëm të tenderave.
Në një deklaratë për mediat deputetja demokrate Jorinda Tabaku nënvizoi se ka fakte që kompania ?Intech+? prej dy vitesh ka rritje të ardhurash.
Tabaku tha se kompania në fjalë para 2013 ishte në pronësi të ministrit Ilir Beqaj i cili sipas saj vazhdon të fshihet pas emrave të tjerë.
Ajo theksoi se në 2013 vitimi neto i kësaj kompanie ishte 8.892.074 lekë ndërsa në 2015 ky fitim sipas deputetes demokrate është shumëfishuar në 160.760.830 lekë.