Fshehu pasurinë, gjyqtari i Kavajës Osman Aliu i pafajshëm

Report TV 2015-10-13

Views 8

Me argumentin se nuk ekzistojnë elementë të veprës penale, Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen ndaj Osman Aliut, gjyqtarit të Kavajës për të cilin Prokuroria kërkoi dënimin me 1 milion lekë gjobë për fshehje pasurie e deklarim të rremë.

Vendimi që i jep pafajësinë Aliut, është dhënë këtë të martë nga gjykatësi Bedri Qori i cili ka mbyllur këtë proces pas 8 seancave. Nga hetimet e akuzës rezultoi se Aliu kish transferuar 41 herë para jashtë vëndit, ndërsa nuk kish justifikuar burimin e pasurisë në afro 30 mijë euro.

Si nisi proçedimi ndaj gjykatësit të Kavajës Osman Aliu?

Më 19 prill të këtij viti Prokuroria e Tiranës mori të pandehur Osman Aliun duke dërguar kërkesë për gjykim ndaj tij me akuzën e refuzimit për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive të personave të zgjedhur ose nëpunësve publikë. Pas nisjes së procesit ndaj gjyqtarit Aliu, ministri i drejtësisë Nasip Naço kërkoi shkarkimin e tij nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Më 29 Prill KLD-ja refuzoi kërkesën e Naços për shkarkimin e Aliut duke marrë ndaj tij vetëm masën e pezullimit nga detyra deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Osman Aliu është një nga gjyqtarët për të cilët dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kërkoi nga Presidenti si drejtues i Këshillit të Lartë të Drejtësisë të merrte masa.
Sipas Tahirit ky gjyqtar me vendimet e tij dëmtonte punën e policisë duke liruar persona me rrezikshmëri të lartë të cilët dhe pse arrestoheshin me armë liroheshin.

Share This Video


Download

  
Report form