Viti i fundit akademik për filialin e UT në Kukës, mbyllet universiteti

Report TV 2015-10-13

Views 8

KUKËS - Ky do të jetë viti i fundit akademik për filialin e Universitetit të Tiranës, në Kukës. Ministria e Arsimit konfirmon mbylljen e tij, duke mos akorduar kuota për pranimin e studentëve për të dytin vit radhazi. Ky filial do të qëndrojë hapur vetëm për 250 studentët e viteve të treta.
Drejtori i filialit, Mexhit Hajdari, kërkon lobim nga instancat vendore dhe deputetët e zonës që vitin e ardhshëm ky institucion të hapet bazuar edhe në kërkesat e shumta të të rinjve.
Filiali i UT në Kukës u hap për herë të parë në vitin 2007 dhe aktualisht ka tre degë, Infermieri, Administrim Biznes dhe Gjuhë e huaj.

Share This Video


Download

  
Report form