Tom Doshi e Mark Frroku takohen në Gjykatën e Lartë

Report TV 2015-10-12

Views 2

Tom Doshi e Mark Frroku takohen pas më shumë se 7 muaj, kohë nga e cila prokuroria i vuri ata nën akuzë.

Takimi mes tyre është zhvilluar në korridorin e gjykatës së lartë, aty ku deputetët u paraqiten për procese gjyqësore të ndryshme nga njëri tjetri.

Kamera e ReportTv ka fokusuar momentet e takimit të tyre dhe shkëmbimit të batutave.

I pyetur se si janë raportet mes Frrokut e Doshit, ky i fundit zgjedh të përgjigjet me batutë.

Mark frroku u paraqit në gjykatën e lartë ku kërkoi lirinë dhe revokimin e masës së sigurisë arrest me burg, duke pretenduar pafajësinë.

Ndërsa deputeti Tom Doshi ishte i pranishëm për procesin gjyqësor me Spartak Brahon, ku Doshi e ka paditur këtë të fundit për shpifje dhe kërkoi nga gjykata ta dënojë.

Frroku e Doshi u arrestua 6 muaj më parë pasi u akuzuan se inskenuan atentatin e pretenduar nga Doshi, ndërsa Doshi fitoi lirinë Frroku u arrestua me një tjetër akuzë këtë herë për vrasjen e shqiptarit, Aleksandër Kurti 16 vite më parë në Belgjikë.

Share This Video


Download

  
Report form