Tifozët krenarë për De Biasin…ovacione kundër Dukës

Report TV 2015-10-12

Views 16

TIRANË - Kreu i Federatës Shqiptare të Futbolli Armando Duka ishte i vetmi i cili nuk u mirëpre nga mijëra tifozët kuqezi të mbledhur sot në Tiranë për t?i thënë ?Faleminderit? ekipit të kombëtares që nga çoi për herë të parë në ?France 2016?.
?.
O sa mirë më ken shqiptarë o hej, o hej?Kuqezi-kuqezi?Para Shqipëria! Ishin këto disa nga thirrjet që ngritën peshë me mijëra tifozë të mbledhur në bulevardin qendror të Tiranës ?Nënë Tereza?, i cili si asnjëherë më parë ishte nën pushtetin e ngjyrave të flamurit tonë kombëtar, kuq e zi.

Djemtë e kombëtares sonë, heronjtë që bënë histori në futbollin shqiptar duke na kualifikuar në kampionatin europian ?France 2016? morën një më një brohorima nga qytetarët të cilët thërrisnin në kor emrat e tyre, veçanërisht të Xhimshitit dhe Sadikut, futbollistëve që me fitoren përballë Armenisë na kualifikuan në Europian. Edhe pse nuk është me origjinë shqiptare, trajneri italian Giani De Biasi i cili vetëm pak kohë më parë mori nënshtetësinë shqiptare, ka rrëmbyer entuziazmin më të madh tek qytetarët e mbledhur në shesh. Emri i tij u thërrit fuqishëm teksa ai doli në skenën e ngritur përpara ?Korpusit? duke thënë në shqip ?kuqezi je ti?.

Por shqiptarët duket se nuk e kanë harruar ndeshjen e fundit me Serbinë ku kombëtarja jonë u mund në ?Elbasan Arena? me rezultatin 0-2 në vetëm 4 minutat e fundit. Dhe për këtë, përgjegjës duket se bëjnë kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka, të cilin shumë tifozë në mediat sociale e akuzojnë për shitje të kësaj ndeshje.

Me të dalë në skenë Duka, gjithcka u përmbys. Sportdashësit kuqezinj nisën ovacionet negative ndaj kreut të FSHF-së, të shoqëruara këto me gishtin e madh tregues përtokë. Kjo situatë u mundua të kalohej me batutë nga drejtuesja e aktivitetit në nder të heronjve kuqezinj, e cila e justifikoi sjelljen e tifozëve me shprehjen: ?Shqiptarët nuk e harrojnë ndeshjen me Serbinë?.

Djemtë e skuadrës kuqezi, të kryesuar nga kapiteni Lorik Cana përshëndetën shkurt, por me zemër shqiptarët në shesh që i pritën për orë të tëra derisa u kthyen me fitore nga Armenia.

Share This Video


Download

  
Report form