Nishani: Kombëtarja përfaqëson fytyrën e karakterin e kombit shqiptar

Report TV 2015-10-12

Views 2

Trajneri, Xhani De Biazi, kapiteni i kombëtares Lorik Cana dhe lojtarët e kombëtares janë pritur në presidencë nga Bujar Nishani. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka vlerësuar Ekipin Kombëtar të Futbollit të Shqipërisë me Dekoratën ?Nderi i Kombit? me këtë motivacion: ?Në vlerësim të arritjes historike të kualifikimit për në fazën finale të Kampionatit Europian ?Francë 2016?, për rezultatet e shkëlqyera sportive që mundësuan këto fitore si dhe për lartësimin e imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë duke na bërë më krenarë e të bashkuar se kurrë?.

Nishani gjatë fjalës së mbajtur në këtë ceremoni u shpreh se, ndihej shumë i emocionuar dhe tepër krenar për arritjen e kombëtares kuqezi. Presidenti nënvizoi se kombëtarja i ka bërë shqiptarët më të bashkuar si komb. ?Ndihemi më të bashkuar... këtë nuk e them dhe nuk e konstatoj vetëm unë në cilësinë e Presidenti të Republikës, por është shprehje e mbarë kombit shqiptar?, tha presidenti.

Nishani më tej e cilësoi kombëtaren treguese të karakterit të kombit dhe fytyrëës së tij. ?Kombëtarja e futbollit sot përfaqëson fytyrën dhe karakterin e kombit shqiptar, atë evropian që me merita të plota do të na përfaqësojnë për herë të parë edhe me dinjitet në një kampion t evropian?, u shpreh Nishani gjatë fjalës së tij në presidencë.

Share This Video


Download

  
Report form