Në Zvicër janë mobilizuar zhumë shqiptarë në përkrahje të kandidatit për deputet në Parlamentin Zvicerian Arbër Bullakaj.
Kjo mundësi që i është ofruar komunitetit shqiptar në Zvicër duhet të vlerësohet si rast i mirë për t'u integruar në shoqërinë zviceriane. Shqiptarët përbëjnë mbi 2% të popullatës së përgjithshme në këtë shtet dhe ndjehet nevoja e madhe për të pasur përfaqësuesit e vet në politikë.
Arbër Bullakaj kandidon në emrin e Partisë Social Demokrate në shtetin Sant Gallen. Shqiptarët që kanë nënshtetësi zviceriane dhe jetojnë në ketë kanton, mund të votojnë dhe t'i japin mundëndësinë Arbër Bullakaj-t që zyrtarisht t'i përfaqësojë interesat e tyre.
Për më shumë se kush është Arbër Bullakaj, shikojeni këtë emision ekskluziv të përgatitur nga Agim Sylejmani/ AA Vision.
Mos harroni! Vota e juaj për Arbër Bullakaj-n sjell tek ju përfaqësim ligjor, barazi qytetare, integrim më cilësor dhe krenari.