Përmbytjet, PD-Ramës: Lëre keqardhjen për ndeshjen merr masa

Report TV 2015-10-11

Views 0

Lidhur me situatën e rënduar nga reshjet e shumta në vend ka reaguar edhe Partia Demokratike duke e cilësuar si emergjente dhe dramatike duke kërkuar kështu me urgjencë ndërhyrjen e qeverisë. Në një dalje për mediat sekretari i përgjithshëm i PD Arben Ristani ngushëlloi familjen e të ndjerit të mbytur në qytetin e Vlorës

?Situata mund të përkeqësohet edhe më shumë nga shirat që vazhdojnë në gjithë vendin, ndaj një orë e më parë qeveria duhet të mobilizohet me çdo mjet, instrument dhe burime njerëzore që ka në dispozicion, për të shmangur viktima të tjera në njerëz. Jeta e qytetarëve është prioritet, mbi të gjitha. Ne i kërkojmë Edi Ramës të lërë keqardhjen për ndeshjen e futbollit që ai nuk e sheh dot në parkun e Kryeministrisë dhe të heqë dorë nga shfaqja mediatike edhe në këto orë të vështira për bashkqytetarët tanë. .?- tha Ristani duke shtuar "Për fat të keq, ujërat e rrëmbyer morën jetën e kryefamiljarit Luan Qarri në Radhimë, dhe Partia Demokratike i shpreh ngushëllimet më të ndjera të afërmve të tij, gruas dhe tre fëmijëve".

Share This Video


Download

  
Report form