Debati në grupin e PD, Ruli:krerët e degëve deklarata të papërgjegjshme

Report TV 2015-10-09

Views 0

Ish-ministri i qeverisë Berisha, Genc Ruli konfirmon debatet me kryetarin e PD-së Lulzim Basha, në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar demokrat.

Duke iu përgjigjur interesimit të Report Tv për këtë çështje, Genc Ruli pohon se debati lidhet me deklaratat e kryetarëve të degëve, të cilat i konsideron si të papërgjegjshme, ndaj i ka kërkuar kryetarit Basha shpjegime. Në mungesë të përgjigjes së duhur Ruli ka vendosur të largohet nga mbledhja.


Z. Ruli keni patur një debat dje me kryetarin e PD-së, z. Basha përsa i përket kryetarëve të degëve?

Debate kemi gjithmonë është normale të kemi.

Lidhet me kryetarët e degëve, keni kërkuar shkarkimin e kryetarëve të degëve?

Jo s?është problemi im të kërkoj shkarkime.

Por për çfarë ku qëndron problemi këtu?

Problemi kishte të bënte me deklarata të papërgjegjshme provokuese dhe aspak politike që bëjnë disa kryetar degësh.

Dhe ju çfarë kërkuat?

Kërkova të disiplinohen.

Pse u irrituat, pse u larguat?

Pikërisht sepse doja të gjeja përgjigjen e duhur dhe përfundimtare e cila do vij, besoj se do vij.

Nuk ua dha përgjigjen z. Basha?

E dha deri diku por do e japë më të plotë.

Ndërsa deputeti i Gjirokastrës konfirmon pakënaqësinë ndaj qëndrimit të kryetarëve të degëve, e specifikisht kjo me sa duket lidhet me kryetarin e degës së Gjirokastrës Roland Bejko, vetë kryedemokrati Bejko i qëndron mendimeve të shprehura në Facebook për procesin zgjedhor të 21 qershorit.

Në reagimin në facebook Bejko ka shkruar se në zgjedhjet lokale ish-minsitra të PD-së kanë kontribuar për fitoren e së majtës në zgjedhje. Humbja e garës elektorale , analiza dhe riorganizmi i strukturave e paralajmëruar nga kryetari Basha, ka ndezur së fundi debatin mes strukturave në bazë me ato në qendër.

Kryetarët e degëve të PD-së në Gjirokastër, në Vlorë dhe Lushnjë kanë shprehur qëndrime të hapura kritike ndaj deputtëve të zonave përkatëse. Këto reagime me sa duket lidhen me procesin e riorganizimit të strukturave, veçanërisht në ato degë ku humbja në zgjedhje ka qenë e thellë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS