Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përmirësoni klimën e biznesit dhe rritni konkurueshmërinë. Me këtë sugjerim ju drejtua ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, përfaqësuesve të qeverisë gjatë prezantimit të projektit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Diplomatja e BE-së në Shqipëri vuri theksin në zbatimin e reformës në drejtësi dhe në luftën ndaj informalitetit.
Vlahutin: ?Është e rëndësishme që të përmirësohet klima e biznesit, të ndihmohen në përmirësimin e konkurrueshëmrisë, në mënyrë që të kenë një qasje më të latë.Shqipëria synon që të bëhet një shtet anëtar i BE-së, por kjo do të thotë që të integrohet në një treg të fortë, me rregulla të qarta dhe ku janë miliona konsumatorë. Ndaj është e rëndësishme që të realizohet reforma e drejtësisë, e cila duhet të adresojë gjithë problematikën dhe të futet thellë në sistem; të luftohet informaliteti , të zgjidhen çështjet e pronësisë dhe zbardhja e vendimeve gjyqësore?.
Ndërkohë ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj u shpreh se synim për të ardhmen është një rritje ekonomike më e lartë ndërsa kërkoi një platform të re ndihme nga BE.
Arben Ahmetaj: ?Aq më mirë që ka një instrument zhvillimi si ky për ?knoë hoë? të ndërrmarjeve të vogla e të mesme, të avancojmë me urgjencë nëse mundemi një platformë të re ndihme?.
Projekti i BE-së dhe BERZHIT ka një kosto prej 2 milionë euro dhe nëpërmjet tij do të mbështeten 120 ndermarrje te vogla dhe te mesme të cilat po asistohen me ekspertë dhe pjesa tjetër me konsulentë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/be-permiresoni-klimen-e-biznesit-qeveria-kerkon-nje-platforme-te-re-ndihme/