Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Stajkë të Shkodrës.
24 vjecari Luigj Gjergji është qëlluar me armë zjarri dhe ka humbur jetën në vendngjarje.
Në momentin e vrasjes viktima ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij, Tip Audi, me ngjyrë të zëzë, me Targa Greke NZP8147, në aksin rrugor Kreybushat ? Vau Dejes Shkodër.
Policia e Shkodrës sqaron se ka nisur aksionin për identifikimin dhe kapjen autorit të krimit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/shkoder-vritet-ne-makine-24-vjecari/