Investimet në turizëm e ekonomi Ahmetaj: Kemi ende shumë punë

Report TV 2015-10-08

Views 0

6 milion dollarë do të investohen gjatë 5 viteve të ardhshme nga USAID dhe SIDA për projekte të shumta që do të rezultojnë nga propozimet më të mira. Qeveria shqiptare u ka dhënë përparësi krijimit të vendeve të punës dhe vlerës së shtuar në dy sektorët turizmëm e bujqësi.

Ministr i Ekonomisë Arben Ahmetaj i pranishëm në prezantimin e projektit të turizmit të iniciuar e financuar nga qeveritë amerikane e zvicerane u shpreh se është domosdoshmëri që të ruajmë dy vlera të mëdha të vendit tonë që na ndihmojnë për turizmin.

?Kemi dy sfida tejet të rëndësishme. Sfida e parë është të ruajmë natyrën sepse mund të kemi një tentim që në zhvillimin turistik të shkatërrojmë atë që është baza e rritjes të zhvillimit ekonomik dhe turizmit. Sfida e dytë është të rrisim kapacitetet turistike dhe cilësinë e shërbimit në mënyrë që zinxhiri i numrave të vijë gjithmonë duke u rritur?, u shpreh Ahmetaj.

Ndërkohë sipas përfaqësueses së Zyrës për Zhvillim dhe Bashkëpunim e Suedisë, Birgitta Jansson, turizmi është sektor i ri për kontributin suedez. E rezultatet që priten prej këtyre investimeve janë integrimi ekonomik dhe zhvillimi i ekonomisë së tregut.

Share This Video


Download

  
Report form