“Blindohet” edhe ura Ibër në Mitrovicë, qytetarët: Të tregojmë që nuk jemi si ata

Ora News Lajme 2015-10-08

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shtim të forcave policore në terren, monitorim i lartë, gatishmëri për çdo lloj situate dhe parandalim të incidenteve.
Ky është plani operativ i policisë së Mitrovicës në Kosovë në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi e cila do të luhet sot në ?Elbasan Arena?.
Zëvendës/drejtori i policisë për rajonin e veriut Besim Hoti deklaron se fokus kryesor do të ketë ura mbi lumin Ibër për shkak të ndjeshmerisë së lartë, por thekson se policia është e gatshme të menaxhojë situatën dhe të sigurojë rend dhe qetësi.
Hoti: ?Një prej pikave të nxehta është ura kryesore mbi lumin Ibër, ne do të kemi të koncentruara forca tonat dhe do bëjmë përpjekje që të mos lejojmë në një distancë të caktuar afrimin e qytetarëve qoftë në grupe, qoftë të strukturuara në afërsi të urës?.
Kurse qytetarët e Mitrovicës kanë mendime të ndryshme mbi situatën që mund të krijojë përballja e kuqezinjve, duke shpresuar që kjo ndeshje të mbetet vetëm në kufijtë e sportit.
?Shpresojmë të mos ketë tensione, të mos bëhemi në një rang me ta, fitoren e dëshiroj shumë për Shqipërinë?.
?Sa herë ka pasur ndeshje të tilla, edhe kur Serbia ka luajtur basketboll me Turqinë ka pasur tensione të mëdha, kështuqë nuk e di?.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/rajoni/blindohet-edhe-ura-iber-ne-mitrovice-qytetaret-te-tregojme-qe-nuk-jemi-si-ata/

Share This Video


Download

  
Report form