Radovan Curcic: S’ka presion, Shqipëria e fortë Zyrtari serb: U qëlluam, njoftuam UEFA-m

Report TV 2015-10-07

Views 3

Pas mbërritjes në Tiranë delegacioni serb ka dalë në konferencë shtypi.

Një nga përfaqësuesit e delegacionit të kombëtares së Serbisë që udhëtoi me ekipin nga Rinasi në qendër u shpreh se gjatë rrugës janë qëlluar me gurë.

?Autobusi u qëllua me gurë, teksa po udhëtonin nga aeroporti në Hotel. Policia ndërhyri menjëhrë dhe fatmirësisht nuk pati incidente. Për incidentin që u shkaktua kemi njoftuar edhe UEFA-n?deklaroi ai.

Pas konfirmimit të incidentit me autobusin trajneri Radovan Curcic u ndal te ndeshja duke vlerësuar punën e trajnerit De Biasi dhe ecurinë e Shqipërisë në eliminatore.

?Do përqendrohemi vetëm tek ndeshja.

Lojtarët janë të motivuar psikologjikisht për këtë ndeshje.

Shqipëria është e fortë dhe nuk është kot aty ku është.

Ne kemi një ekip te ri dhe po ndërtojmë një kombëtare nga fillimi.

Nuk jam në presion dhe nuk besoj se kjo ndeshje është vendimtare për të ardhmen time?tha ai.

I pranishëm në konferencë ka qenë edhe kapiteni i Serbisë, Ivanovic i cili shprehet se ?Kjo ndeshje e kalon pak kuadrin e sportit por ne kemi ardhur të fokusuar tek ndeshja.

De Biasi si italian e përgatit mirë situatën psikologjike. Ne nuk jemi dyfish më të fortë se të tjerët.

Se sa të fortë jemi këtë duhet ta tregojmë në fushe.

Nga ndeshja e Beogradit do doja të dilnim në fitimtar por kjo nuk ndodhi.

Shpresojmë të fitojmë këtë ndeshje. Nga tifozët nuk presim të na duartrokasin?tha ai.

Ndërsa përsa i përket incidentit deklaron se "Gjatë rrugës kishte një pirg me gurë, njëri prej tyre ishte më i madh. Fatmirësisht nuk ishte një incident i rëndë. E dimë që kjo ndeshje tejkalon sportin, por ne duam vetëm futbollin dhe do të përpiqemi me çdo mënyrë ta fitojmë këtë ndeshje".

Share This Video


Download

  
Report form