"Letra" Braho përfundon dëshminë në Prokurori, ikën në kundravajtje

Report TV 2015-10-06

Views 4

60 minuta pas qëndrimit në ambientet e Prokurorisë së Tiranës ka përfunduar dëshminë e tij lidhur me atë çka ai ka shkruar në letrën ku parashikohej destabilitet në vend. Për të shmangur një komunikim me gazetarët Braho është larguar duke zgjedhur rrugën kundravajtje me makinë e tij me xhama të zinj. Ende nuk dihet se çfarë dëshmoi Braho dhe pse ai i'u drejtua prokurorisë dhe jo Policisë siç bënë Doshi, Prifti dhe bashkëshortja e Ismailaj


Pas kërkesës së Prokurorisë për nisjen e hetimeve lidhur me letrën e kryetarit të Komsionit të Sigurisë Spartak Braho sipas të cilës vendi rrezikon destabilitet, ka qënë vetë ky i fundit që është paraqitur në këtë Institucion për të dëshmuar përmbajtjen e letrës .

Më parë në Prokurori kanë dëshmuar protagonistë të tjerë të përmëndur në letër apo dhe në dijeni të saj si deputeti socialist Tom Doshi Dritan Prifti, dhe gruaja e Kastriot Ismailaj.

Në letër kreu i Komisionit të Sigurisë kombëtare, hedh hije dyshime se deputeti i Shkodrës, Tom Doshi dhe ish¬-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, po
përpiqen për destabilizimin e vendit duke organizuar një komplot sipas tij ndaj kreut të Kuvendit, Ilir Meta.

Ndër të tjera, në letër Braho flet për një takim të deputetit socialist Doshi megruan e administratorit të DIA-s Vojsava Ismailaj ku sipas tij Tom Doshi, gruas i është bërë presion nga Doshi, me qëllim që i shoqi i saj të dëshmojë kundëe kreut të Kuvendit.

Të dy, si Doshi ashtu dhe Vojsava Ismailaj nuk e kanë mohuar se janë takuar por kanë mohuar kategorikisht një presion apo kërcënim duke shtuar se ata janë takuar se njoheshin prej kohësh. Ismailaj tha se kërcënimi po i bëhet nga shtetit, që bashkëshorti i saj të tërhiqet nga gjyqi në Arbitrazhin e Vjenës dhe jo nga Tom Doshi.


Ndërkohë kujtojmë këtu se një javë pas publikimit të letrës ku kreu i komisionit të Sigurisë Spartak Braho sinjalizoi institucionet zyrtare për rrezikun e destabilitetit në vend ky i fundit qartëson se situata është e qetë.

Pas takimit kokë më kokë të kryeministrit Rama me aleatin e tij Ilir Meta, kreu i komisionit parlamentar të Sigurisë Spartak Braho, deklaron se destabiliteti politik po qetësohet.


?Ka filluar të qetësohet destabilizimi?, -tha shkurtimisht Braho.

Share This Video


Download

  
Report form