DURRËS - ?Nuk kemi aspak presion për ndeshjen me Serbinë?. Etrit Berisha në konferencën për shtyp flet për ndeshjen e 8 tetorit.
Për portierin e kuqezinjve por edhe për mbrojtësin Hysaj përballja e së enjtes është e rëndësishme dhe ata premtojnë fitore e kualifikim:
Kam dëgjuar pak a shumë për këtë presion siç thoni juve si unë ashtu dhe gjithë ekipi jemi të fokusuar vetem për lojën e futbollit kështu që do mundohemi të japim maksimumin aty.
Do bëjmë më të mirën sikurse kemi deri tani dhe do mundohemi që të bëjmë gjithçka që është e mundur që ta fitojmë këtë ndeshje - u shpreh portieri kombëtares Etrit Berisha.
Ndërsa mbrojtësi kuqezi që luan me Napolin Elseid Hysaj u shpreh se ata po i analizojnë të gjitha mundësitë për të ndalur Serbët:
Ne jemi duke e marrë si çdo ndeshje po i analizojmë të gjitha mundësitë që mund të ketë Serbia që të jemi të gatshëm ti ndalojmë.
Sa më shpejtë ta mbyllim këtë grup aq më mirë është kështuqë shpresoj të luajmë mirë dhe ta fitojmë këtë ndeshje - tha Hysaj.
Këtë ndeshje e gjykon italiani Nikola Ricoli një njohje e vjetër për Hysaj që luanin në Itali.
Hysaj shprehet: Atë arbitër e njofin të gjithë është një arbitër në rang botëror dhe evropian që di si të rregullojë ndeshjen dhe di si të trajtojë çdo lojtar dhe çdo ekip kështu që do të jetë një ndeshje ekulibruar dhe e mbajtur mirë.
Ndërkaq Kombëtarja vijon përgatitjet intensive në Durrës. Në seancën e sotme trajneri De Biasi i ka kushtuar vëmendje përgatitjes tekniko-taktike.
Fitorja e Shqipërisë e kombinuar me një barazim në Portugali-Danimarkë dërgon kuqezinjtë në Europian.