Nga Lushnja ku zhvilloi takime me qytetarët lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, paralajmëroi nisjen e protestave kundër qeverisë si dhe u ka bërë apel shqiptarëve t?i bashkohen nismës se opozitës.
?Ju jeni shumica dhe revoltën tuaj do të kthejmë në energji për rrëzimin e kësaj qeverie hajdute. Ka ardhur koha që fjalën ta kenë qytetarët. Ne së bashku me ju do ta pastrojmë politiken e Tiranës nga plehrat e 1 prillit?, - pohoi Basha gjatë fjalës së tij
Kryedemokrati Basha u shpreh se qeveria ka harruar popullin shqiptar, teksa shtoi se ?moçalorët nuk janë shqiptarët e thjeshtë, por ata janë Tiranë aty ku bëhen pazaret e ndyra të dyshes Rama-Meta?.
?Kam vendosur të nis një tur takimesh në mbarë Shqipërinë. Prej muajsh keni dëgjuar Tiranën politike të flasë, të premtojë, të thure intriga, të akuzojë dhe të akuzohet. Aleancistët e 1 prillit vetëm sa majmën në shuma qindra milion eurosh siç u kanë dalë të palarat nga dokumente ndërkombëtare. Ku po shkon Shqipëria. Kush janë këta që flasin për moçalarë e zvarranik. Shkoni në shtrat me ankthin e ditës së nesërme. Dua t?ju them se opozita dhe PD nuk janë në shitje dhe pazar. Lulzim Basha e ka aleancën me qytetarët. Kurrë pazar me Edi Ramën dhe Ilir Metën. Jemi gati për pastrimin e Tiranës politike nga plehrat e një prillit. Për të mos shkëmbyer një të keqe më nje keqe më të vogël, por për të zgjedhur të mirën e përbashkët?, tha Basha.