PD, Paloka: Zgjedhje aty ku shihet e nevojshme për të ndryshuar drejtuesit

Ora News Lajme 2015-10-05

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Struktuart në bazë të Partisë Demokratike, pritet t?i nënshtrohen një riorganizimi të plotë, ku nuk përjashtohet dhe zgjedhja e kryetarëve lokalë. Ky proçes pritet të nisë pas përmbylljes së analizës dhe bëhet me dije se strukturat që do t?i nënshtrohen ristrukturimit total janë ato me rezultat të dobët në zgjedhjet e 21 qershorit. Nënkryetari Demokrat, Edi Paloka, në një intervistë për Ora News, tha se analiza do të jetë e plotë.
Edi Paloka: ?Kemi vendosur se aty ku do të shihet e nevojshme të ketë edhe ndryshim të strukturës drejtuese do të ketë ndryshime. Thelbi gjithë këtij procesi që ne do nisim synon riparimin e defekteve që ne kemi pasur zgjedhjet e fundit, ristrukturimin e partisë që të jemi sa më shpejt të gatshëm për zgjedhjet e ardhshme?.
Kritikave se draftanaliza e prezantuar nga sekretari I përgjithshëm në Mbeldhjene Kryesisë, nuk ishte referuar sa duhej problemeve branda partisë, Paloka iu dha këtë përgjigje.
Edi Paloka: ?Është një draft i cili synonte më tepër të bënte një krahasim të shifrave duke dhënë dhe fenomenet që sollën ato shifra, por një draft që do plotësohet dhe pikërisht për këtë do bëhen takimet e ardhshme dhe mbledhjet për strukturën e partisë për të plotësuar këtë raport dhe për të nxjerrë shkaqet dhe mënyrën se si mund t?i rregullojmë defektet në zgjedhjet e kaluara?.
Demokratët do të analizojnë hollësisht në çdo vend votim rezultatin e zgjedhjeve të 21 qershorit, në funksion të riorganizmit dhe përgatitjes për zgjedhjet parlementare të 2017.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pd-paloka-zgjedhje-aty-ku-shihet-e-nevojshme-per-te-ndryshuar-drejtuesit/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS