Tahiri: Policia rrezikon jetën me kriminelët që liron drejtësia

Report TV 2015-10-05

Views 0

Simoni e kishte shkruar vetë respektin, mirënjohjen dhe dinjitetin. Kolegët e tij bënë drejtësi duke i dhënë ndëshkimin e merituar dorës së krimit që i mori jetën Simonit. Kolegët e tij e dëgjojnë përditë togfjalëshin më të zbrazët që mund të dëgjosh në këtë kohë: Ndëshkim i merituar. Por çfarë ndshkimi të merituar merr krimi kur punonjësit e policisë përballen në rrugë me të njëjtët persona që arrestojnë disa herë e drejtësia i lë të lirë po aq herë. Shumë të tjerë janë të kërcënuar përditë në jetën e tyre, në shpirt dhe besim nga drejtësia që jep tepër rrallë ndëshkimin e merituar, por më shpesh ndëshkimin e paguar.

Para pak ditësh dy të rij u arretuan në Tiranë dhe vetëm fati deshi që e gjitha mos të kthehej në një masakër. Shumë pak e dinë që autorët ishin arrestuar vetëm pak muaj më parë nga policia dhe ishin lënë të lirë nga drejtësia. Nëse do kishin marrë ndëshkimin e merituar, nuk do kishin marrë jetën e dy të rinjve po morën ndëshkimin e dakordësuar.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS