Pas 12 oresh rrethim, RENEA vret ekzekutorin e efektivit të FNSH-së, Simon Gjeta

Ora News Lajme 2015-10-04

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas një operacioni që zgjati më shumë se 12 orë, forcat RENEA vranë sot në mëngjes në fshatin Oblikë të Shkodrës Ruzhdi Arishten.
52 vjeçari qëlloi për vdekje një ditë më parë kreun e grupit operacional të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, Simon Gjeta, i cili kishte shkuar për të kryer arrestimin e tij.
Operacioni nisi mbrëmjen e së shtunës, 3 tetor pak kohë pasi Arishta kishte plagosur fqinjin e tij , dhe zgjati deri në orën 07: 10 të mëngjesit të sotëm.
Për gjatë gjithë natës policia dhe forcat RENEA mbajtën të rrethuar shtëpinë e autorit dhe tentuan disa herë të negocionin me të për tu dorëzuar por ky i fundit nuk pranoi. Ka pasur dhe shkëmbim zjarri mes tij dhe policisë.
Ruzhdi Arishta ishte fshehur në pjesën e poshtme të shtëpisë, në bodrum, kur qëlloi dy herë në drejtim të forcave speciale që mbajtën të rrethuar banesën. Në këtë moment ndërhyri dhe policia dhe vrau Arishtën.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/vritet-nje-efektiv-policie-autori-plagosi-ne-kraharor-edhe-nje-21-vjecar/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS