TIRANE¬- Arrestohen autorët e vrasjes së dyfishtë në kryeqytet dy ditë më parë, ku të vrarë mbetën dy të rinj, dhe u plagos një tjetër. Në pranga janë vënë shtetasit Sael Sulaj dhe Vasjel Çavo, të dy të moshës 20¬vjeçare. Në një deklaratë për mediat, kreu i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, tha se motivi i ngjarjes është konflikti i autorëve me drejtuesin e mjetit, 40 ¬vjeçarin Elvis Gaçaj të plagosurin, për trafikun e lëndëve narkotike.
Atentati në lulishten ?1 maji? ka ardhur pas konfliktit për trafikimin e lëndëve narkotike.lajmin e ka konfirmuar drejtori i policisë së Tiranës, Ervin Hodaj në një deklaratë për mediat bëri të ditur se aktualisht vijon puna për gjetjen e pistoletës, pas gjetjes së një dite më parë të automatikut në Lumin e Lanës.