Festë në Ndroq, promovohet komuna e re, një sërë organizimesh

Report TV 2015-10-02

Views 2

Qytetarët e Tiranës duket se i presin ditë festive që pas ndarjes së re territoriale. Pas festës së pezës dhe asaj të Shëngjergjit, nesër festohet në Ndroq me një sërë organizimesh që kanë në qendër promovimin e ish-komunës. Nënkryetari i bashkisë së Tiranës Andi Seferi sqaron se nesër do të festohen dy ditë të rëndësishme për Ndroqin.

Po në kuadër të festimeve, Seferi shprehet se së shpejti për çdo ish-komunë do të ketë nga një ditë feste për të promovuar prodhimet e zonës.

Festa e ndroqit nis nesër në orën 10 të mëngjesit me një serë aktivitetesh e me një panair ku do të promovohen gjithë prodhimet e zonës. Nënkryetari i bashkisë Andi Seferi fton të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj feste.

Share This Video


Download

  
Report form