Tiranë, atentat vriten gabimisht dy persona, plagoset shënjestra

Report TV 2015-10-01

Views 2

Dy persona janë ekzekutuar me automatik mbrëmjen e sotme dhe një tjetër ka mbetur i plagosur nga një person identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.Një burrë dhe një grua janë qëlluar për vdekje nw rrugwn "Ramiz Kovaçi" në kryeqytet.Ngjarja e rëndë është rregjistruar para pak minutash dhe mësohet se burrë e grua janë qëlluar 7 herë për vdekje me automatik sipas burimeve nga policia e kryeqytetit

Forca të shumta policie janë në vendgjarje ndërkohë që po punohet për nxjerrjen e trupave nga makina pasi ata ende qëndrojnë aty.Nuk dihen ende shkaqët e kësaj ngjarjeje të rëndë por mund të theksohet se autori ka qënë i vetëm dhe i ka bërë pritë makinës ku udhëtonin dy viktimat dhe i plagosuri i cili mësohet se ëhstë në gjëndje të rëndë.

Share This Video


Download

  
Report form