Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti Bujar Nishani vjen në një intervistë në ? Tonight Ilva Tare? për të folur për situatën politike, letrën e Brahos, dosja e ÇEZ, reforma e drejtësisë.
Presidenti deklaroi se letra e kryetarit të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho ku flitet për rrezikun e destabilitetit, i është drejtuar kryeministrit dhe për dijeni presidentit dhe kryetarit të parlamentit.
Presidenti akuzoi mazhorancën se ka goditur tre shtyllat ekzistenciale të shtetit, ku Presidenti luan një rol balancues.
Duke mbetur tek kjo e fundit, Nishani tha se mbarimin e mandatit të Ambasadorit të Shqipërisë në OSBE e përcakton vetëm Presidenti.
Braho ia dërgoi letrën Ramës, Ia drejtova Prokurorisë e SHISH, S'ka rrezik për sigurinë
Tare:Ajo që e quajtët normal, dje u lexua ndryshe sepse erdhi 1 ditë pasi Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare ju ka dërguar një letër, që thuhet të ketë qenë me përmbajtje të klasifikuar për institucionet të përfshira në një destabilizim të mundshëm të vendit?
Nishani: Është e vërtetë që kam marrë një letër nga z.Spartak Braho, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare por më duhet të jap një sqarim, që letra nuk i është drejtuar as Presidentit të Republikës, as Kryetarit të Kuvendit por Kryeministrit, por për dijeni edhe presidentit dhe kryetarit të Kuvendit dhe bëj këtë sqarim sepse ka sens përsa i përket pikëpamjes përmbajtësore sepse letra iu drejtua Kryeministrit për qëllimet që kishte letra në mënyrë të tillë që qeveria e kryeministri të veprojnë për të marrë masa për ato që janë renditur në letër. Letrën e kam marrë ditën e pardjeshme (28 shtator) përpara takimit me z. Meta, takim të cilin e kisha të programuar disa ditë përpara. Dje këtë letër bashkë me kërkesat e mia ja kam adresuar për veprim Prokurorisë së Pëgjithshme dhe shefit të SHISH
Tare:A ka informacion të klasifikuar aty, pse është mbajtur sekret?
Nishani: Së pari, nuk më është drejtuar mua, së dyti, përmbajtjen e letrës ia kam adresuar për ndjekje institucioneve ligj-zbatuese. Nuk kam të drejtën institucionale që të bëj publike sepse tashmë ajo është çështje që duhet të ndiqet nga institucionet ligj-zbatuese, dhe ka elementë të cilat duhet t?i nënshtrohen një hetimi në kuptimin institucional, e veprimeve, vendeve dhe emrave konkrete.
Tare: Në letër nënkuptohet që mund të ketë një destabilizim të mundshëm të vendit?
Nishani: E kuptoj që doni të nxirrni pjesë të përmbajtjes së letrës, por do t?i qëndroj asaj çka thashë më parë: nuk është as në tagrin aktual në të cilin ndodhet procesi i verifikimit të këtyre pretendimeve por edhe për shkak se nuk i është drejtuar dretëpërdrejtë Presidentit të Republikës, kërkesa nga ana e Kryetarit të Komisionit i është drejtuar Kryeministrit, që ka të drejtën për të marë masat që kërkohen në letër. Nuk kemi aktualisht ndonjë shqetësim që të na cënojë sigurinë kombëtare, besoj tek efikasiteti i ligjit në Shqipëri. Jam i bindur që çdo gjë me vu...