Berisha: Urgjent hetim ndërkombëtar kujt s’ja mban ka përgjegjësi totale

Report TV 2015-10-01

Views 4

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Parlamenti përsëriti thirrjen që deputetët e mazhorancës të votojnë ligjin për hetimin ndërkombëtar për cështejn e CEZ-it.

Berisha akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Rama për vjedhje të 800 milionë eurove që sipas tij janë përfituar nga marrëveshja me CEZ-in.

?Në këtë seancë të votohet ligji për hetimin ndërkombëtar për super aferën korrutive që iu ka kushtuar publikut shqiptar 800 milionë euro të vjedhura nga ju. Hetimi ndërkombëtar duhet patjetër në emër të stabilitetit të vendit, ky hetim është jetik. I bëj thirrj Gramoz Rucit që të votojmë hetimin ndërkombëtar, nuk ka cështje më urgjente se kjo. Në hetim të përfshihet gjithçka që në momentin e nënshkruar dhe deri më sot, kujt nuk ja mban i ka të gjitha përgjegjësitë ne kësaj afere?- u shpreh Berisha.

Ish-lideri i PD-së e cilësoi një mega aferë gjithçka që është bërë me CEZ-in, ndërsa shqiptarët sipas tij kanë vuajtur të gjitha kostot përfshirë edhe ato financiare.

?Kjo maxhorancë erdhi në pushtet dhe vodhi 800 milionë euro ndërsa pasojat i vuajnë shqiptarët. Në këtë kosto ndaj shqiptarëve nuk llogaritet ndërprjerjet e energjisë apo edhe bizneset e falimentuara si pasojë e kësaj aferë? - nënvizoi Berisha.

Ish kryeministri tha se qeveria e tij ka çuar këtë çështje në Gjykatën e Arbitrazhit ndërsa akuzoi Ramën i cili sipas tij u tërhoq pasi pranoi marrëveshjen për të vejdhur 800 milionë euro.

?Ne e çuam çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit dhe ju me një kompromis hajdutësh pranuat marrëveshjen që është afera më e madhe korruptive në 25 vite demokraci. Ju nuk besuat në Arbitrazh, po si mund të thuash do e humbësh ?, ateherë për cfarë janë gjykatat kur ti që në fillim thua është cështje e humbur ??- tha Barisha.

Sali Berisha përfundoi fjalën e tij duke thënë se këtë aferë e ka denoncuar me dhjetra herë edhe pa dalë të dhënat e arbitrazhit të Vjenës. Ai shtoi se ?Opozita do ti shkojë deri në fund zbardhjes të së vërtetës për këtë mega aferë, gjithcka në interes të opinionit publik? .

Share This Video


Download

  
Report form