Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama nga Nju Jorku i ka dhënë përgjigje zërave për përçarje të koalicionit të majtë.
Në intervistën për ?Zërin e Amerikës?, kreu i Qeverisë pasi shprehu habinë sa herë i drejtohet pyetja se si janë marrdhëniet e tij me Metën, ndërsa tha se koalicioni funksionon plotësisht.
Rama: ?Ne jemi në një koalicion qeverisës dhe koalicioni qeverisës funksion plotësisht. Qeveria është në detyrë dhe unë jam në krye të detyrës?.
Për të gjithë ata që akuzojnë qeverinë e kreun e Kuvendit për çështjen ÇEZ, Rama ka këtë mesazh:
Rama: ?Është një përfolje shumë e madhe dhe mua nuk më mbetet tjetër veçse të përmend atë shprehjen e famshme: ?Fali Zot se nuk dinë se ç?bëjnë!? po këtu nuk dinë se ç?bëjnë në fakt që të gjithë edhe ata që akuzojnë dhe ata që komentojnë sepse çështja e ashtëquajtur sepse një çështje ÇEZ nuk ka, është absolutisht e trajtuar sipas standardeve ndërkombëtare dhe marrëveshja e qeverisë shqiptare ka qenë një domosdoshmëri për të çliruar kompaninë nga kthetrat ku ishte terësisht e kapur për shkak të keqadministrimit, një kompani me 1 miliard borxhe të akumuluara dhe për shkak të ndërhyrjeve shumë brutale të qeverisë së mëparshme në çështjet e kompanisë. Për qeverinë shqiptare kjo është një çështje e mbyllur dhe e mbyllur me sukses. Gjithë të tjerat janë pjesë e një çorodie të madhe që karakterizon sot opozitën por edhe median. Sepse medias i takon të bëjë hetimet e veta, leximet dhe konkluzionet e veta për interesin e publikut. Dhe nuk i takon të bëjë këtë ping-pong të shëmtuar nga ku publiku del më i çoroditur?.
Kreu i qeverisë shqiptare thekson se ky hetim është çështje e prokurorisë, ndërsa paralëjmëroi rrëzimin e kërkesës së PD për hetim ndërkombëtar për ÇEZ.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rama-komenton-cez-nga-amerika-mjegull-e-opozites-koalicioni-funksionon/