Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Posaçëm i ngritur për Reformën në Drejtësi, do të kërkojë zgjatjen e mandatit deri ne fund të qershorit të 2016.
Burime pranë këtij Komisoni, thonë se do ta përligjin shtyrjen e afatit të punës, me zgjerimin e dosjes së ligjeve që do të shqyrtojnë.
Sipas të njëjtave burime, Komisoni do të kërkojë që paketa e ndryshimeve në Kushtetutë, të përfshijë dhe çështjen e dekriminalizimit, ato që lidhen me reformën territoriale si dhe ndryshimet që lidhen me proçesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Kjo do të thotë se brenda tetorit, edhe një herë klasa politike do të shprehë gatishmërinë për konsensus për reformën në drejtësi, por ndryshimet që prekin Kushtetutën dhe që pritet të kalojnë në sitë nga Komisoni i Venecias, do të votohen në dhjetor.
Pika e nxehtë që ndoshta do të sjellë debate mes palëve, është përshirja e çështjes së dekriminalizmit, në Komisionin e reformës në drejtësi.
Kjo për shkak, se një Komison i Posaçëm për dekriminalizimin po drejtohet nga PD dhe kryetari Oerd Bylykbashi, ka deklaruar se dekriminalizimi është objekt i punës së Komisionit që drejtohet prej tij.
Megjithatë, vëmendje e lartë e ndërkombëtarëve për këtë çështje, nuk përjashton një dakordësi mes palëve.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/komisoni-i-reformes-per-drejtesi-kerkon-zgjatjen-e-mandatit-per-ne-qershor-2016/