TIRANË - Një nga tre federatat më të vjetra evropianë të çiklizmit është edhe federate shqiptare e cila sot feston 90-vjetorin e krijimit të saj. Në këtë kuadër ka nisur sot edhe turi i 72-çiklistik për të cilin kreu i federatës Skënder Anxhaku tha se pritet të jetë një turne plot surpriza.
?Sot është kronometri, marrin pjesë 12-13 ekipe siç është ekipi serb, ekipi i Maqedonisë ekipi i Kosovës dhe një ekip i Malit të Zi. Mendojmë që gara do shkojë e bukur është një aktivitet i gjate dhe neve do ta mbyllim etapën e fundit në qytetin e Fierit që edhe ekipi i Fierit është një ndër ekipet më në zë dhe është 12 vjet kampion?, - u shpreh Skënder Anxhaku i Federatës së Çiklizmit.
Në këtë garë marrin pjesë konkurrentë nga ekipe të ndryshme për të cilët në fund të garës do të ndahen edhe çmimet fituese.