Pazari i Ri, Bashkia nis më 7 tetor punimet për shndërrimin në pedonale - Ora News

Ora News Lajme 2015-09-30

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Projekti për shndërrimin e Pazarit të Ri në një pedonale pritet të vihet në zbatim më 7 tetor. Kjo ka sjellë edhe pakënaqësinë e tregëtarëve të cilët janë të detyruar të zhvendosin tezgat e tyre në sheshin ?Avni Rustemi?. Por në një intervistë për Ora News përgjegjësi i tregjeve publike në Pazarin e Ri, Shkëlqim Dervishi sqaron se kjo është një situatë provizore dhe se projekti i ri i Bashkisë synon t?i shndërrojë tregjet me standarte europiane.
Bashkia e Tiranës pritet të nisë në 7 tetor zyrtarisht punimet për ta shndërruar tregun e Pazarit të Ri, në pedonale.
Hartimi i planit të ndërtimit ka bërë që tregtarët të zhvendosin përkohësisht tezgat e tyre në sheshin ?Avni Rustemi?, apo siç shprehen ata në qiell të hapur.
?Si do bëjmë për mbulesën? Jemi në qiell të hapur siç na shikon vetë. Në hall jemi?.
Por përgjegjësi i tregjeve publike në Pazarin e Ri, Shkëlqim Dervishi, sqaron për Ora News se vendimi për shpërnguljen tregtarëve është i përkohshëm.
Shkëlqim Dervishi: ?Ky projekt do të bëhet pjesë-pjesë me idenë që njerëzit të mos i lëmë pa punë. Me të mbaruar pjesa nga merkatoja e mishit, banjot, tregu i mulletëve që ne e quajmë këtu dhe lapidari. Atëherë mbaron ajo, do spostojmë pjesën tjetër të tregut që quhet sheshi ?Avni Rustemi?, edhe ato në ato kushte për aq kohë sa të mbarojë i gjithë projekti deri te sheshi ?Avni Rustemi?.
Por a do të sjellë rehabilitimi i Pazarit të Ri, edhe një treg me standarte europiane larg kushteve skandaloze që jemi mësuar të shohim vitet e fundit?
Shkëlqim Dervishi: ? Shesim jashtë kushteve higjeno-sanitare, pas këtij investimi këtu do të ndryshojnë rrënjësisht edhe kushtet e tregtarëve privatë edhe kushtet e tregtarëve që i administrojmë ne si treg publik?.
Punimet për rijetëzimin e Pazarit të Ri në kryeqytet do të zjasin 6 muaj dhe inspektorët e Bashkisë së Tiranës kanë zbarkuar në terren për të kryer studimin.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pazari-i-ri-bashkia-nis-me-7-tetor-punimet-per-shnderrimin-ne-pedonale/

Share This Video


Download

  
Report form