LSI dominon formulën qeverisëse, PS shumicë e re vetëm me PD - Ora News

Ora News Lajme 2015-09-30

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Situata e re politike në vend dhe lëvizjet e fundit të disa drejtuesve tëë shumicës nxisin natyrshëm kalkulimin e shumicave të mundshme në Kuvend. Nga përllogaritjet del se Levizja Socialiste për Integrim është ajo që dominon formulën e qeverisjes aktualisht, e cila mund të mposhtet vetëm nga një koalicion PD-PS. Shumica qeverisëse nuk mund të arrihet në të kundërt sikur LSI të bashkonte votat me PD.
Zërat për krisje brenda rardhëve të shumicës, kanë risjellë edhe një herë në vëmendje konfigurimin e Parlamentit dhe kalkulimet e formulës që do të siguronin një shumicë tjetër nësë ajo e PS-LSI do të zhbëhej.
Grupi parlamentar socialist, numëron 63 deputetë, por de fakto votat janë 61, pasi Armando Prenga ndodhet në burg, ndërsa i zgjedhuri tjetër Arben Ndoka, është dorëhequr. Megjithatë, ata vijojnë të jenë në listën zyrtare të ekipit kuvendor socialist.
Por votave të socialistëve, u shtohen edhe katër të zgjedhurit e PDIU, Shpëtim Idrizi, Tahir Muhedini, Omer Mamor dhe Aqif Rakipi, dhe demokristiani Nard Ndoka, duke e çuar në 66 numrin e votave të PS e PDIU që bashkë me 20 votat e LSI-së shkojnë në 86.
Mbledhja aritmetike e shifrave tregon qartë se PS nuk mund të qeverisë e vetme pa LSI-në, pasi as bashkë me PDIU-në e PDK nuk arrin në 71 vota dhe është akoma më larg shumicës së cilësuar së 84 votave.
Me largimin e Mesila Dodës, PD numëron vetëm 40 deputetë. Por votimit në parlament, PD-së i shtohen votat e të zgjedhurit tjetër të PDIU, Dashamir Tahiri dhe 2 të PR, duke i çuar në total 43 votat e demokratëve.
Nga ana tjetër, nëse LSI do të bashkohej me PD, do të arrinte një numër votash prej 63 në total.
Por pragu mbi 70 i vlefshëm për një shumicë të re në Kuvend nuk arrihet as me bashkimin në këtë koalicion të 5 votave të PDIU dhe votës së PDK, gjithsej 69 deputetë.
Fakt është, se prej një kohe të gjatë, mazhoranca aktuale nuk e ka kaluar provën e 84 votave në Parlament dhe dëshmi për këtë është vendosja për disa seanca me radhë në rendin e ditës, e ndryshimeve në kodin rrugor që kërkon shumicë të cilësuar.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/llogarite-e-ftohta-lsi-dominon-formulen-qeverisese-ps-shumice-e-re-vetem-me-pd/

Share This Video


Download

  
Report form