DURRËS - Punonjësit e kompanive të ngarkim -shkarkimit ne portin e Durrësit edhe sot kanë vijuar protestat kundër firmës gjermane EMS që ka fituar koncesionin për shfrytëzimin e Kalatës lindorë të portit.
Janë rreth 300 punonjës që edhe sot kanë dalë në protestë, ku I kërkojnë autoriteteve të portit ti japë zgjidhje kërkesave të tyre.
Kompania gjermanë EMS nuk lejon firmat e tjera të ngarkim shkarkimit të operojnë në kalatëb lindore të portit.
Firma kërkon të marrë vetë përsipër edhe procesin e ngarkim shkarkimit të kontenjerve në këtë kalatë.