Megjashi_ Afër 2 mijë fëmijë për çdo ditë në rrugë sigurojnë kafshatën e bukës

Views 13

Megjashi: Afër 2 mijë fëmijë për çdo ditë në rrugë sigurojnë kafshatën e bukës
TV21 Official Sep 29, 2015
Qoftë koha me diell apo shi ata janë të detyruar që të enden nga njëri cep i rrugës te tjetri. Ambasada e parë për fëmijë në botë Megjashi vlerëson se janë afër 2 mijë fëmijë të tillë, të cilët për çdo ditë janë në rrugë duke u munduar ta sigurojnë kafshatën e bukës për familjet e tyre.
Përderisa disa fëmijë janë të ulur në bankat shkollore, të strukur në ambiente të ngrohta dhe sigurta, ka të tillë që janë të detyruar të kalojnë kohën duke lypur. Disa janë të detyruar që lojërat me bashkëmoshatarët t’i zëvendësojnë me shitje të çokollatave dhe faculetave nëpër rrugët e qytetit. Në Çarshi të Vjetër, kamera e televizionit tonë xhiroi se si një nënë urdhëronte fëmijën e saj të punojë!
Punëtori i një lokali në Çarshi tregon se shumë fëmijë enden brenda kafeterisë, duke provuar që të shesin gjësende. Madje sipas tij, fëmijët mund të shihen si natën dhe ditën, e që kjo paraqet problem për mysafirët e tij.”Gjatë ditës vinë shumë, nuk janë pak, janë me numër të madh, nuk janë 4-5 po janë mbi 10 dhe mbi 15, vinë në moshë shumë të reja, në moshë shumë të vogël. Më vjen shumë keq se ndoshta ato janë edhe nevojtar, se shihet si është puna e tyre se vinë me vrull’’, thotë Arian Veseli.
Kreu i Ambasadës së Fëmijëve Megjashi, Dragi Zmijanac, thotë se përkundër presionit që ushtrojnë mbi autoritetet, në rrugët e Shkupit vazhdojnë të lypin cdo ditë rrugëve afro 2 000 fëmijë. Ai insiston që kjo dukuri mund të eliminohet vetëm me vullnetin e prerë të institucioneve, duke i kthyer fëmijët në shkolla e çerdhe.
“Shesin, punojnë në arra, rruajnë bagëti, punojnë punë të rënda fizike. Këto forma janë më të rënda të keqpërdorimit të fëmijëve por më alarmante është që se paku ka 2000 mijë fëmijë që nuk kanë pa certifikatë të lindjes dhe me këto fëmijë mund të bëhet tregti, mund të dërgohen jashtë nga shteti, mund të merret organi, mund të futen në turizëm fëmijëror dhe në prostitucion. Përderisa këto fëmijë nuk futen në arsim do të kemi një fotografi jo vetëm në Shkup por nëpër gjithë qytetet dhe mendoj se politikanët duhet të turpërohen për këtë dukuri dhe pas 24 vjet të ratifikimit të konventës ne kemi ende problem serioz për keqpërdorimin e mundit të fëmijëve”, vlerëson Zmijanac.Sociologu Ali Pajaziti thekson se kushtet e vështira ekonomike i detyrojnë prindërit që t’i nxjerrin fëmijët e tyre ta shtrijnë dorën për të kërkuar lëmoshë. Por kjo sipas tij, bartë edhe rreziqe.
“Kjo dukuri para se gjithash mund të shmanget nëse ne vërtetë jemi shtet social. Çka do të thotë shtet social? Shtet i cili përkujdeset për qytetarët e vet, i cili e ka dertin e shterës më të ulët sociale gjegjësisht klasës më të ulët sociale të familjeve të cilëve janë pa prindër, fëmijë të cilët nuk e kanë të atin ose nënën. Në qoftë se përkujdeset për ato familjet, të cilët kanë njerëz me sëmundje të rëndë, pra në qoftë se vërtetë ineksioni për këto kategori vulnerable është efektiv dhe në sa

Share This Video


Download

  
Report form