Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e bordit të prindërve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të kryeqytetit, ku solli në vëmendje punën e bashkisë për përmirësimin e objekteve arsimore, por edhe dëgjoi shqetësimet e tyre lidhur me to.
Velia tha se, Bashkia e Tiranës do të ndërmarrë disa masa për të përmirësuar jetën shkollore të nxënësve të kryeqytetit. Ndërsa masat e para, Veliaj tha se është kufizuar trafikun në orët e para duke ndaluar qarkullimin e mjeteve tregtare.
?Për mua që jam në politikë sigurisht që nuk më intereson që disa njerëz maziten. Por parimi është më mirë të mërziten 100 furgonë sesa 1 mijë nxënës?, tha ai.
Veliaj tha se vitin e ardhshëm në buxhetin e Bashkisë do të përcaktohen bursa për nxënësit e shkëlqyer. Ndërsa për këtë vit tha se 100 nxënësit më të mirë të Tiranës do të dalin në banderolat e reklamave në kryeqytet për t?u marrë si shembull.
?Duke filluar nga nesër të gjitha tabelat reklamuese në Tiranë do të kenë fotografitë e 100 nxënësve të më mirë të qytetit?, u shpreh Veliaj.
Kryebashkiaku solli në vëmendjen e prindërve gjendjen e vështirë financiare në të cilën ishte bashkia në fillim të këtij mandati.
?Vetëm borxhi që kemi sot është 31 milionë dollarë. Në një vit, bashkia shpenzon 5 milionë dollarë për të investuar në një qytet me një milionë banorë. Në momentin kur janë shpenzuar dhe faturuar 31 milionë dollarë, praktikisht kemi harxhuar gjithë fondin e investimeve të bashkisë në 6 vitet e ardhshme?, tha Veliaj.
Aktualisht në qytetin e Tiranës ka 31 çerdhe, 65 kopshte, 142 shkolla 9-vjeçare dhe 28 të mesme. Sipas kryebashkiakut Veliaj, nëse Bashkia nuk do të kishte kaq shumë borxhe, me këto para do të ishin ndërtuar bërë gjimnaze të reja.
Këtë problem, Veliaj tha se do ta zgjidhte duke kërkuar investim nga kompani të mëdha në Tiranë.
?Në një qytet që prodhon 50% të GDP së vendit, në kaq shumë ekonomi që gjenerohet në Tiranë duhet të ketë kompani që duan të kthejnë një pjesë të fitimit tek komuniteti?, tha kreu i bashkisë.
Në fund të takimit, kryetari i Bashkisë së Tiranës dëgjoi disa prej shqetësimeve të bordit të prindërve, ndërsa garantoi se të paktën 1 herë në 3 muaj do të ketë një takim të strukturuar me ta, për t?u njohur me nevojat e shkollave.