Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Industrisë së turizmit në vendin tonë shumë shpejt pritet ti shtohet një tjetër port jahtesh. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës firmosi sot kontratën konçensionare për realizimin e një porti jahtesh në pjesën veriore të portit të Durrësit me një vlerë investimi prej 1.5 miliard lekë të reja.
Firmoset kontrata konçensionare që i hap rrugën ndërtimit të portit të jahteve në Durrës.
Ministri, Edmond Haxhinasto, tha se ky port do të ndikojë ndjeshëm jo vetëm në zhvillimin e turizmit, por edhe në hapjen e vendeve të reja të punës.
Haxhinasto: ?Sot realizojmë firmosjen e një kontrate konçensionare, e cila ka si objekt të saj realizimin e një porti jahtesh në pjesën veriore të portit të Durrësit. Projekti është i rëndësishëm sepse përveç investimit që arrin 1.5 miliard lekë të reja, rreth 15 milion dollarë, parashikon të ndërtojë gjithashtu mjaft objekte të reja në funksion të kësaj marine që do të investojë në infrastrukturën që do ti shërbejë këtij porti. Është port i rëndësishëm, i cili sëbashku me portet e tjera që po ndërtohen sot në Shqipëri do të ofrojë një sërë shërbimesh të rëndëishme, vecanërisht për marinat, shërbime të cilat në Shqipëri janë akoma në fazën fillestare.
Këto janë sinjale shumë pozitive për industrinë tonë turistike, zhvillimin e porteve turistike me qëllim që të plotësojë edhe atë gamë të tjerë shërbimesh që kjo industri e ka të nevojshme. I uroj kompanisë shumë sukses, që ta realizojë sa më shpejt dhe brenda standardeve këtë port, në kohë sisgurisht. Gjë që do të sjellë edhe angazhimin e mjaft punonjësve, duke u bërë edhe një mundësi për punësimin e tyre në qytetin e Durrësit?.
Ministri i Transporteve tha se ky projekt vjen në vazhdën e një sërë porteve të tjera të planifikuar për t?u ngritur në vendin tonë dhe parashikon edhe investime të tjera infrastukturore.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/nje-port-jahtesh-dhe-per-durresin-haxhinasto-firmos-kontraten-koncensionare/