Berisha: Rama bleu me 600 mln euro veton çeke për statusin kandidat

Report TV 2015-09-29

Views 0

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot qeverinë shqiptare se ka blerë me 600 milionë euro veton Ceke për marrjen e statusit kandidat. Duke iu referuar dëshmisë së Janez Kopac, Drejtorit të Sekretariatit të Energjisë, i cili tha dje në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese se ishte kusht firmosja e marrëveshjes që të hiqej veto nga ana e Republikës Çeke në bisedimet për statusin, Berisha ngriti dyshimin se si mund që të ngatërrohet një çështje tregtare me çështje politike.

Sipas tij nuk është e vërtetë që Republika Çeke kishte kushtëzuar marrëveshjen e CEZ me veton për statusin kandidat, duke thënë se ky ka qenë një pazar i fëlliqur i Edi Ramës prej dhjetra milionë eurosh.

?Çekia asnjëherë nuk kishte paralajmëruar një vendim politik për një çështje tregtare. Fakti që Kopac deklaron se dy orë mbrapa Çekia tërhoqi veton, tregon qw ky ka qenë një pazar i fëlliqur i Edi Ramës prej dhjetëra milionë eurosh, koston e të cilit e paguajnë shqiptarët. Kurrë një qeveri e një vendi anëtare në BE nuk mund të shndërrojë një çështje tregtare në një çështje madhore politike të bllokimit. Nuk po bllokohej një kompani, por po bllokohej Shqipëria. Kjo ka vetëm një mundësi kur palët bien dakort, kur njëra palë thotë më blloko t?i që të bëjmë pazarin?, deklaroi ish lideri demokrat.

Share This Video


Download

  
Report form