Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tre persona, anëtarë të një grupi të rrezikshëm kriminal që vepronte brenda dhe jashtë vendit kanë shkëmbyer zjarr me policinë e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në orët e natës të së hënës (28 shtator) pranë fshatit Sherishtë.
Efektivët e policisë rrugore pasi kanë parë dy automjete të ndryshme që udhëtonin me shpejtësi, i kanë bërë shenjë të ndalonin, por janë përballur me të shtëna armësh.
Policia është vënë në ndjekje të dy automjeteve nëpër rrugët e qytetit, derisa ka bllokuar dhe arrestuar shtetasit Ilir Birçaj, Vasil Birçaj, dhe Martin Hitaj, i plagosur me armë zjarri në shpatull. Ndërsa personat e tjerë që udhëtonin në automjetin tip Land Rover, kanë lënë pas makinën dhe duke përfituar nga errësira janë larguar në këmbë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/perplasje-armesh-mes-policise-dhe-disa-personave/