Peleshi: Shqipëria ka gabuar me planifikimin e zhvillimit ekonomik

Report TV 2015-09-28

Views 1

?Kemi gabuar ndër vite duke bazuar rritjen ekonomike tek borxhi. Kjo do të thotë të shesësh mirëqenie të gënjeshtërt. Nuk është bërë planifikim.?

Kështu është shprehur zv.kryeministri, Niko Peleshi në prezantimin e objektivave të zhvillimit në Shqipëri. Sipas tij, Shqipëria ndër vite ka trazhëguar një borxh publik që ka arritur në limitet e tij. Ndërkohë shtoi se borxhi i fshehur kap shifrën 720 milionë dollarë.

?Shqipëria ka bërë gabimet e veta nga cilat duhet të mësojmë edhe sot është momenti të reflektojmë. Ta bazosh rritjen ekonomike tek borxhi duke injoruar hapësirat e tjera dhe potencialin qe ekonomia ka për t?u rritur duke luftuar për shembull informalitetin do të thotë të zhvillohesh në mënyrë të paqëndrueshme dhe të papërgjegjshme do të thotë të shesësh një mirëqenie të gënjeshtër dhe ta eksportosh apo ta transferosh problemin tek brezat që do të vijnë?, tha Peleshi.

Zv.kryeministri Peleshi foli edhe për luftën kundër informalitetit, një nga objektivat kryesore të qeverisë.

?Sot kemi 400 mijë ndërtime informale në Shqipëri e kemi filluar me luftën kundër informalitetit në pagesat apo në konsumin e energjisë elektrike e kemi vazhduar në luftën kundër informalitetit në zhvillimin e territorit në dy drejtime së pari duke legalizuar me transparencë dhe shpejtësi ato ndërtime për të cilat ka një konsensus politik të detyrueshëm dhe të domosdoshëm për ti legalizuar sepse nuk ka rrugë tjetër por kemi vendosur ta shohim legalizimin si formalizim pra t?i formatizojmë duke hequr një vijë të kuqe përtej secilës Shqipëria funksionon si një vend normal së fundi me reformën dhe me operacionin për të reduktuar informalitetin në biznes?, u shpreh Peleshi.

Një tjetër pike për të cilën u fol gjatë prezantimit të objektivave të zhvillimit ekonomik është edhe ajo e luftës kundër fenomenit të korrupsionit. Sipas zv.kryeministrit kjo do të arrihet përmes mirëqeverisjes.

Share This Video


Download

  
Report form