Përfundon edicioni i 10-të i Festivalit të Filmit "Marubi"

Report TV 2015-09-27

Views 4

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut zhvilloi mbrëmjen e së shtunës ceremoninë e mbylljes së edicionit të dhjetë në ambientet e Akademisë së Filmit ?Marubi?.

Evenimenti që zgjati plot 6 ditë, trajtoi realitetin dhe problematikat e shoqërisë shqiptare, përmes magjisë së filmit. Në festival konkuruan rreth 450 filma nga shtete të ndryshme të botës, nga të cilët u përzgjodhën vetëm 44.

Drejtori i festivalit Kujtim Çashku theksoi se tematika e filmave të përzgjedhur lidhet me shqetësimet aktuale të shoqërisë shqiptare. Në ceremoninë përmbyllëse ishin të pranishëm personalitete të trupit diplomatik dhe të fushës së kinematografisë, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe studentë të Akademisë së Filmit dhe Multimedias.

Sipari i festivalit të filmit u mbyll me filmin izraelit Six acts (gjashtë akte) i bazuar në ngjarje reale, me regji të Jonathan Gurfinkel. Filmi trajton historinë e një adoleshenteje naive Gili (Sivan Levy) e cila ndryshon shkollën dhe është e vendosur të përmirësojë statusin e saj handikap shoqëror duke u lidhur me djemtë më të njohur. Por duke i shtyrë kufijtë e vetes pas çdo takimi të ri (duke ofruar një sërë favoresh seksuale dhe duke e lejuar veten për t'u fotografuar dhe filmuar) linja e pëlqimit fillon të paqartësohet.

Regjisori e konsideroi abuzimin seksual dhe objektizimin e femrave në lodra seksi si problematikë të ditëve të sotme, jo vetëm në Izrael, por edhe në Shqipëri apo në vende të tjera të botës, ndërsa preku edhe mungesën e kujdesit dhe vëmendjes prindërore.

Kësaj problematike iu bashkua edhe Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, i cili tha se lajmet e politikës kanë eklipsuar fenomenet që janë vërtet me rëndësi në shoqërinë tonë.

Share This Video


Download

  
Report form